Shakira- Dancing
Mënyrat më të mira për të thënë “lamtumirë”
Pavarësisht se me çfarë syri e shihni një lidhje në fillim të saj, gjithnjë ekziston mundësia e ndarjes, ndaj përgatituni për çastin e sikletshëmNdarja
Të gjitha marrëdhëniet fillojnë me dëshirën e mirë dhe premtime për të mos u ndarë kurrë. si t’ia bëni kur euforia kalon dhe personi që keni në krah nuk është më ideali? Ja 10 mënyrat më të mira për t’u ndarë me dikë paqësisht.
1. Jini të sinqertë. Frazave të vjetra dhe pa kuptim, si “nuk është faji yt, problemi qëndron te mua”, u ka ikur koha, është çasti të mendoni për një arsye të vërtetë. Kur ndarja ndodh dhe rrethanat apo shkaqet e saj nuk janë të qarta, lëndimi është më i madh. Duke qenë të sinqertë do ta keni shumë më të thjeshtë dhe s’do të mbani fajin e gënjeshtrave.
2. Bëjeni personalisht. Ndarjet që ndodhin në celularë, email-e apo nëpërmjet mesazheve janë ndarjet më të këqija që dikush mund të përjetojë ndonjëherë. Është shumë më mirë të merrni guximin dhe fjalët që keni për të thënë, t’ia thoni personit përballë. Duke vepruar kështu tregoni respekt dhe nuk dukeni egoistë. Mbase gjëja e duhur për t’u bërë është e vështirë, por ama mbetet akoma gjëja e duhur.
3. Ndahuni në kohën e duhur. Do t’ju pëlqente të ishit ju personi që pas një lidhjeje dashurore të bukur, të mësoje që gjithçka ka marrë fund, kur partneri apo partnerja fillon të tradhtojë? Sa më shpejt të jepni lajmin e ndarjes, aq më mirë do të jetë për të dyja palët, pasi nuk do të humbisni aspak kohë për të rikuperuar energjitë tuaja. Duke vepruar kështu, lidhja e mëparshme nuk do t’ju duket e stërgjatë dhe e lodhshme.
4. Dëgjoni. Kur takoheni me dikë për t’i thënë se ky është fundi i dashurisë suaj, kini parasysh që edhe personi tjetër, sado i papritur t’i vijë ky lajm, do të dojë të komentojë diçka mbi të. Në këtë rast ju këshillojmë të dëgjoni për të treguar se te ju ka mbetur qoftë edhe një fije e fundit përkujdesi për atë që keni përballë. Janë thjesht disa minuta, por do t’ju çlironte shumë thënia e mendimit dhe ku i dihet, mbase duke folur gjërat edhe mund të ndryshojnë për mirë.
5. Bëjeni në vendin e duhur. Personi me të cilin po ndaheni s’do ta ketë aspak të lehtë lajmin që do t’i jepni. Prandaj këshillohet që ndarjen ta bëni në mjedise private, në mënyrë që asnjëri prej jush të mos ndihet në siklet prej syve të të tjerëve. Baret, restorantet, kinematë apo festat nuk janë një mendim i mirë. Mendoni për një vend me të cilin keni lidhje nostalgjike, mundësisht të jetë ditë dhe mjedis i qetë, ku personi të mund të reagojë në mënyrën që do të ndihet.
6. Mos e shtyni. Kur diçka nuk funksionon shpesh kemi dëshirën që ta bëjmë të punojë me forcë, por kur vjen fundi, nuk ke ç’t’i bësh. Mos e shtyni çastin kur do t’ia thoni partnerit apo partneres deklaratën tuaj të ndarjes. Do të jetë një kohë torturuese për ju të mbani në mendje fjalët që do dëshironit të thoshit kur të vijë momenti. Asgjë të mirë nuk do të sjellë vonesa. Ajo që është e pashmangshme, është mirë të vijë sa më shpejt.
7. Ruani qetësinë. Kur një lidhje nuk funksionon, ky nuk është faji i askujt. Kujdesuni që të mos filloni debate dhe grindje, me shpresën se do t’jua largojnë sadopak vëmendjen prej veprimit në dukje të padrejtë, që po bëni. Mbani në mendje qëllimin dhe pavarësisht mërzitjes që mund të krijohet, ruani qartësinë, ndershmërinë dhe sinqeritetin. Mos e bëni tjetrin të vuajë më shumë se ç’e meriton. Fundja ai ose ajo është personi që dikur e keni dashur.
8. Vendosni parametrat. Jepini mundësi ish të dashurit apo të dashurës suaj të shprehë mendimin sesi ai ose ajo e percepton vazhdimin e marrëdhënieve tuaja pas kësaj ndodhie. Disa zgjedhin të jenë shokë, të tjerë kërkojnë hapësirë dhe ka nga ata që duan të mos kenë më të bëjnë. Ajo që duhet të bëni është të respektoni vendimin që do të merret në atë çast.
9. Jini të drejtpërdrejtë. Loja e fjalëve që në fund të fundit do të thuhen domosdoshmërish, mund t’ju kushtojë shtrenjtë. Duke mos ditur se cila është mënyra më e mirë për ta thënë, rritet probabiliteti që ju të ngacmoni çështje që sjellin debat dhe inate. Jini të qartë, të saktë dhe të hapur për çdo pyetje që mund të ketë partneri apo partnerja.
10. Largohuni. Pas bisedës kaq të vështirë, të sinqertë dhe direkt, është koha e duhur për ju të largoheni. Merrni rrugën tuaj dhe mos u ndieni keq, as mos u pendoni, por edhe përpiquni që të mos jeni abuzivë me dobësitë e tjetrit. Më në fund keni atë që dëshiruat, jeni të lirë dhe vetëm, gati për aventura të reja.
Martesa dhe tradhtia bashkëshortore
Vetëm pas 25 vjetësh, burrat dhe gratë mund ta ndiejnë veten të sigurt se partneri i tyre ka pak gjasa t’i tradhtojë. Kjo është edhe faza më e lumtur e marrëdhënieve në çift
Psikologji
Martesa dhe tradhtia martesore!? Njëra nevojë dhe obligim shoqëror, kurse tjetra e hidhur, por si duket e paevitueshme në pjesën më të madhe të rasteve. Shpesh mund ta keni pyetur veten apo të keni biseduar me të tjerë, se pas sa kohësh mund të ndodhë tradhtia në martesë? Ja se çfarë thonë të dhënat e një sondazhi italian online…
Pas sa vitesh ndodh tradhtia në një martesë? Në 21% të rasteve në treqind ditët e para…
Sa i rëndësishëm është besimi në martesë? Maji është muaji në të cilin festohet një numër i madh martesash dhe premtohet dashuri e përjetshme, respekt dhe sinqeritet reciprok. Por në realitet, në këto vitet e fundit numri i ndarjeve është rritur ndjeshëm dhe ndër shkaqet kryesore të prishjes së një marrëdhënieje është tradhtia. Arsyet mund të jenë të shumta, që nga një dashuri e përfunduar deri te mërzitja nga rutina, nga rënia e pasionit te mungesa e komunikimit. Por pyetja që është shtruar nga “Gleeden.com”, uebsajt jashtëmartesor i projektuar nga gratë, është si vijon: “Kur ndodh tradhtia e parë (jo domosdoshmërish e fundit)?”. Sondazhi ka përfshirë 1565 italianë, meshkuj dhe femra të grupmoshave të ndryshme. Të shohim atëherë se si janë përgjigjur disa prej tyre.

Një vit: në 365 ditët e para të martesës janë përgjithësisht burrat ata që tradhtojnë. Vetëm 5% e të anketuarave pranuan se kishin rënë pre me një burrë tjetër, ndërsa përqindja, sa u përket meshkujve, rritet në 27%. Por mbi të gjitha, ka një gjë që duhet të na bëjnë të mendojmë: 35% e tradhtarëve të dyshuar tashmë ia kishin vënë “brirët” partneres së tyre qysh në fejesë. Pra bëhet fjalë për të pabesë kronikë.
Një deri në tre vjet: është periudha në të cilën një martesë gjen ekuilibrin e saj, e cila rezulton në lindjen e fëmijës së parë. Por në këtë fazë gratë përqendrohen ekskluzivisht tek i/e sapoardhuri/sapoardhura, duke lënë mënjanë nevojat e burrit të saj, i cili, nga ana e tij, ndihet i lënë pas dore dhe aspak i dashur. Kështu që ai shkon në kërkim të ndonjërës që e bën të ndihet akoma i dëshiruar. 36% e burrave kanë deklaruar që kanë pasur një marrëdhënie tjetër jashtë martesore, në krahasim me vetëm 11% të femrave.
Tre deri në nëntë vjet: shfaqen krizat e para, ndjesitë e para të mërzisë dhe të përsëritjes, pasioni i ditëve të para duket sikur ka rënë në gjumë. Një rutinë e paralajmëruar kjo, nga 47% e meshkujve që ishin pjesë e sondazhit, edhe pse përqindjet e tradhtisë afrohen: 58% për burrat, 46% për gratë. Një lloj vështirësie e madhe nga të dyja gjinitë, që paralajmërojnë dëshirën e fortë për të eksperimentuar jashtë katër mureve.
Nëntë deri në njëzetepesë vjet: jemi në periudhën e të ashtuquajturës pabesisë seriale. Për shumicën, martesa është transformuar në një kafaz aspak të artë, në të cilin ndihen të privuar nga liria dhe nga aspiratat e tyre. Fëmijët në këtë periudhë fillojnë të rriten dhe ua kanë gjithnjë e më pak nevojën prindërve, të cilët paraqesin një lloj lodhjeje nga marrëdhënia dyshe. Janë gjithmonë burrat ata të cilët tradhtojnë më shumë (49%), por edhe gratë nuk ngelen pas (36%).
Njëzetepesë vjet dhe më tej: maturimi sjell urtësi dhe një rigjenerim të stabilitetit në marrëdhënien mes dy njerëzve. Shpirtrat e “djajtë” janë larguar dhe bashkëshortja pëlqehet dhe durohet më shumë. Përqindja e tradhtive në këtë fazë është zvogëluar dukshëm si te burrat ashtu dhe te gratë, duke shënuar 13%. Në këto raste “tradhtarët” kërkojnë mbi të gjitha partnerë më të rinj, për t’u kthyer idealisht mbrapsht me orën biologjike.

Pse femrat e shfrytëzojnë xhelozinë si armë?
Femrat shumë shpesh e bëjnë xheloz partnerin e tyre vetëm e vetëm për ta mbajtur pranë, por shpesh kjo sjellje ka efekt negativ.
Atëherë pse femrat e shfrytëzojnë xhelozinë si armë? Një hulumtim ka treguar se përqindja më e madhe e femrave duke e shfrytëzuar këtë teknikë zbulojnë sa partneri i tyre është i interesuar për to. Fillohet me një flirt të thjeshtë me djaloshin te banaku, të punësuarin në pompë të benzinës… me të vetmin qëllim, të shihet reagimi i partnerit. Por, duhet të kihet kujdes kjo të mos teprohet. Nëse partneri nuk reagon, është më shumë se e qartë se ai nuk ka ndonjë interesim edhe aq të madh për partneren. Psikologët kanë bërë një analizë dhe besojnë se ka disa arsye pëse femrat e shfrytëzojnë xhelozinë si armë. Arsyeja e parë është të vlersojnë sa partneri është i interesuar për to. Arsyeja e dytë është të fitojnë më shumë vëmendje nga ana e partnerit. Kur ai të vetëdijësohet se partnerja e tij është e dëshiruar edhe nga meshkujt e tjerë, ndoshta edhe ai do të tregojë më shumë vëmendje për partneren e tij.
Xhelozia, sëmundja e të gjithëve?
9 mënyrat për ta evituar
Nuk ka njeri që mos ta ndiejë atë. Edhe ata që e duan veten e besojnë më tepër në të. Por ka të tjerë që e vuajnë më shumë shtrëngimin në stomak duke u bërë agresiv në punë, dashuri apo në komunikim me të tjerët. Pse ndodh xhelozia? A mund të evitohet kjo sëmundje shoqërore? Ja mënyrat interesante të cilat nuk i dinit
Keni ndjerë ndonjëherë zët përkundrejt një personi tjetër vetëm sepse ai ka arritur sukses? A ju duket sikur ndonjëherë suksesin e të tjerëve nuk e vlerësoni aq sa duhet duke e bazuar atë në disa arsye fare të vogla, vetëm për t’u ndjerë më mirë me veten tuaj? Përmes eksperiencave të përditshme të vëzhguara nga psikologë të ndryshëm është observuar se ky emocion instiktiv përpiqet thjesht të mbrojë egon tonë, duke e fshehur nga pamjaftueshmëritë dhe pasuguritë tona. Mendja jonë është aktive për të na mbrojtur nga çdo lloj pakënaqësie sado e vogël dhe e paarsyeshme të jetë. Por për çfarë shërben e tërë kjo?
Jo vetëm që ndjenja e xhelozisë nuk është aspak e favorshme për të ndërtuar një raport shoqëror si dhe dashuror si dhe një komunikim efektiv, për me tepër ajo na bën të ndihemi keq. A e keni ndjerë ndjenjën e pakëndshme që ju mbrëthen? Apo shtrëngimin e vogël në stomak? Pse gjendemi në këtë lloj situate?
Në marrëdhënie me të tjerët, ky emocion është kaq depërtues dhe i menjëhershëm saqë njerëzit nuk kanë as kohë për të reflektuar dhe për ta vlerësuar siç duhet. Xhelozia thyen komunikimin, dhembshurinë, si dhe shkatërron raporte. Impakti që ajo ka në një një raport intim mund të jetë shkatërrues. Kur je në një gjendje xhelozie, ne operojmë me një gjendje instiktive për të “shpëtuar”.
Ne nxjerrim pa e kuptuar gjithë frikën tonë. Në këtë gjendje ne jemi irracionalë dhe e vetmja gjë për të cilën mendojmë është vetja jonë. Nuk mendojmë se çfarë të tjerët mund të ndiejnë. Por kur ne veprojmë nga një gjendje bollëku, e lëshojmë shpirtin human dhe mendojmë me dhembshuri kundrejt të tjerëve. Arrijmë të çlirojmë veten nga emocionet negative.
Në një vend pune xhelozia ndihet në shumë raste dhe ajo shprehet në situata nga më të ndryshmet. Ne mendojmë shpesh nëse ai ose ajo është më e mirë se ne dhe kështu mendojmë se do të zëvëndësohemi. Duam shumë vëmendje, dashuri e përkushtim për t’u mos ndjerë xhelozë, sepse brenda nesh shfaqet një fëmijë që përqafon egon si pjesën më të pambrojtur. Gjithsesi të duhet punë për ta shëruar këtë sëmundje shoqërore. Me pak besim dhe mendje të hapur gjithçka do t’ju duket më e lehtë.
Përjetoje ndjenjën tërësisht
“Për ta larguar xhelozinë, mjafton të shohësh se si ajo u bë pjesë e jotja. Analizo sekuencat e mendimeve dhe të emocioneve në sistemin tënd dhe më pas fshiji ato duke arsyetuar tërë procesin me inteligjencë.”
Nuk mjafton vetëm të kritikuarit e vetes se ndjenja e xhelozisë nuk është aspak pozitive. Nuk do të mjaftonte që ne ta largonim këtë fenomen nga vetja. Nëse bëhemi më të ndërgjegjshëm rreth saj dhe i shkojmë situatës përtej, duke e parë atë në rrënjët e saj, do të fillonim të eliminonim emocionet negative. Lëreni veten ta përjetoni plotësisht ndjenjën e xhelozisë. Duke u përballur me të do të shihni se si ajo do të zvogëlohet gradualisht. Ja se si duhet të veproni më konkretisht.
Gjeni një vend ku asnjëri nuk mund t’ju shqetësojë. Mbyllini sytë dhe filloni të ndjeni xhelozinë. Vështo brenda vetes se prej nga buron kjo ndjenjë? Si reflektohet ajo në trupin tuaj? A ju shtrëngon më tepër fyti? Apo stomaku? Ju dhemb zemra? Bëhu vëzhgues. Është e rëndësishme t’i lini ndjenjat t’ju dalin në sipërfaqe. Vini re që ajo që del nuk jeni ju realisht, por nevoja e egos suaj për vëmendje në emër të mbijetesës. Vazhdoni të vëzhgoni dhe ndjenjat tuaja do të fshihen gradualisht, duke bërë këtë praktikë do të kaloni nga perspektiva e një egoje dhe do të shihni realitetin nga perspektiva e një ndërgjegjeje më të zhvilluar.
Duaje veten
“Nëse nuk e pranon veten tënde tërësisht dhe ta duash atë ashtu siç është, ju do të jeni më të gatshëm për ta krahasuar atë me të tjerët duke gjetur te vetja mangësira inekzistente”
Vlerat e vetes rriten nëse dashuria dhe vlerësimi ndaj saj rritet. Njerëzit të cilët janë rehat me veten e tyre dhe të sigurt në cilësitë e tyre, rrallë lënë që xhelozia t’i kontrollojë. Shiko brenda vetes, shpenzo kohë me veten, njihe veten tënde të vërtetë. Fokuso më shumë te vetja se sa te personi që ke përballë. Përdor dëshirat e tua për të ndryshuar perceptimet e gabuara. Duhet të dish se ke gjithçka që të nevojitet për të qenë e plotë, e vërtetë dhe e lumtur. Mendo se nëse ndjen se të mungon diçka i ke të gjitha ftësitë për ta pasur atë, mjafton të kesh vullnetin e mirë.
Ndalo së krahasuari
“Krahasimi është fara ndërsa xhelozia fruti”. Krahasimi të çon gjithmonë në xhelozi, dhe janë të dyja gjendje të krijuara të mendjes. Mendja jonë është kaq e etur për krahasim saqë shpesh na del nga kontrolli. Është e nevojshme ta evitojmë këtë sjellje të krahasimit për të parë se si janë gjerat vërtet. Fillo të vlerësosh ndryshimet. Shiko mbi të gjitha përfitimet e unicitetit tënd!
Krahasimi dhe gjendja e saj nuk ka fund në fakt sepse edhe pritshmëritë tona nuk kanë fund. Kujtoni herën e fundit që përmbushët një qëllim të dëshiruar? Apo morët diçka që prisnit. Çfarë ndodhi katër javë më vonë? A e vlerësove vërtet kaq shumë?
Gjej se çfarë të kërcënon ty
Pyet veten se çfarë nuk të pëlqen dhe duket se të kërcënon vazhdimisht. Për çfarë ndihesh i pasigurtë? Çfarë ke frikë se mund të humbasësh? Çfarë mendon se meriton? Sapo ta kuptosh, përpiqu ta kalosh këtë gjendje pasigurie me një plan të fortë dhe efikas. Shiko se si mund ta vlerësosh këtë situatë nga një gjendje bollëku dhe vetëkënaqësie sesa nga një këndvështrim i frikshëm.
Shkruaj për gjendjen tënde
Psikologët sugjerojnë se një nga mënyrat më të mira për të larguar ndjenja të cilat na kërcënojnë e të cilat nuk i duam është të shkruajmë për to në një copë letër. Duke i shkruar këto mendime, ju jepet një mundësi për të shprehur veten, ashtu sikurse vendosen dhe opsionet e zgjidhjes së problemit në fletë. Është si ta shohësh qytetin larg nga një aeroplan, pasi kështu krijon një vizion më të qartë të pikturës së madhe. Pyet veten pse ndihem kështu. Shkruaj të gjitha arsyet në letër. Shkruaj pa hequr gjëra, çdo gjë që të vjen në mendje. Sapo të gjesh arsyet shkruaj se ç’mund të bësh për t’i evituar ato. Kërko brenda pasigurisë tënde!
Bëhu realist
Pyet veten, a është ai person një rrezik i vërtetë për ty? Për marrëdhënien tënde, apo për biznesin që ke krijuar?
A është ajo që po ndjen një ndihmë apo përfitim për ty apo për ndonjë tjetër të përfshirë? Nëse nuk ndihesh mirë e për më tepër e gjithë situata nuk është aspak ndihmuese, atëherë a ka kuptim që të vazhdosh të ndihesh kështu?
A ka ndonjë mësim që unë po mësoj? Cili është frymëzimi që po përfiton nga kjo situatë? Janë të gjitha këto pyetje që duhen bërë vetes për të qenë realist.
Gjej forcën
Fokusohu në forcën tënde dhe cilësitë unike që ke. Përpiqu të ndihesh mirënjohës për dhuntitë që ke apo aftësitë me të cilat je i bekuar. Sapo t’i kesh identifikuar se cilat janë atëherë ndrysho fokusin.
Zhvendosu nga objektivi negativ
Kur ndihemi keq dhe në mënyrë negative është e vështrirë ndonjëherë të mendojmë në mënyrë racionale. Jemi kaq shumë të fokusuar në ndjenjat negative saqë e humbasim objektivin tonë real. Ndryshoje gjendjen emocionale që të karakterizon duke ndryshuar edhe objektivin që të bën të ndihesh xhelozë. Si për shembull, do të ishte shumë mirë sikur të bëje pak vrap, apo pse jo të laje enët. Sapo të jesh qetësuar do t’i shohësh gjërat më ndryshe pa mjegulla dyshimi apo xhelozie.
A është kjo ajo që duam?
Duke u ndjerë kështu, i japim më tepër rëndësi seç duhet ndjenjës sonë duke u shpërqendruar nga punët dhe objektivat tona. Në shumë raste ne jemi ata që e ushqejmë ndjenjën e xhelozisë duke u përqendruar e foskuar pas ndjenjave të çastit më shumë seç duam. Në fund të fundit korrim atë që mbjellim. Po nëse do të ishe në pozicionin e tjetrit si do të ndiheshe. Si mendon se ndihet ai tjetri? Vendoseni veten tuaj në pozicionin e tjetrit. Nëse shohim dikë që është më i suksesshëm se ne në të njëjtën fushë, festojeni suksesin e tyre sikur të ishte juaji dhe përdoreni rastin e tyre si një model pas të cilit duhet të kapeni fort. Kjo është mënyra më e mirë për të arritur sukses pa u ndjerë i ndrydhur nga xhelozia, kjo ndjenjë shoqërore dhe personale aspak e shëndetshme!